Telegrafi

Sot përfundon pjesa e dytë e testit të maturës

Maturantët e rajonit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të maturës, duke e përmbyllur kështu këtë proces për afatin e parë.

Në pjesën e dytë të këtij provimi, maturantët janë përgjigjur në pyetjet nga lënda e matematikës dhe një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet.

Në të dy pjesët, testi kishte 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë është me 40 për qind të përgjigjeve të sakta.

Provimit shtetëror të maturës i janë nënshtruar mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur takime të rregullta dhe ka marrë masa disiplinore për disa administratorë në disa rajone, ndërsa ka pasur edhe nxënës të përjashtuar si pasojë e shkeljes së rregullave.