Site icon Telegrafi

Sot përfundon afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Foto: Ilustrim

Sot mbyllet afati për aplikim për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë vetëm edhe sot për regjistrim për të votuar përmes postës.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Deri të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 9 mijë e 600 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit.

Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021.

Exit mobile version