Telegrafi

Sot përfundon afati për pagesën e rrushit në Maqedoni

Sot përfundon afati ligjor për pagesën e rrushit të blerë kur kantinat e verës duhej ta paguanin rrushin e blerë gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lideri i vreshtarëve Ljupço Arizanov thotë se sipas informatave në terren disa nga kantinat e verës e kanë përfunduar tërësisht pagesën e rrushit, por se ka edhe të tillë që pagesën e borxheve e kanë kryer në përqindje shumë të ulët.

Ai i ftoi kantinat e verës ta paguajnë rrushin e blerë sa më shpejtë.

Si kryetar i Lidhjes rajonale të vreshtarëve “Agrotikveshija”, ai theksoi se vreshtarëve u nevojiten paratë, sepse në vreshta janë në rrjedhë e sipër aktivitetet  rreth sezonit të ri.

-Përvoja ka treguar se vreshtarët gjithnjë e më shumë vendosin t’ua shesin rrushin kantinave që e bëjnë pagesën me rregull, ndërsa u shmangen atyre që në çdo mënyrë të mundshme përpiqen të manipulojnë me ta, ka theksuar Arizanov./Telegrafi/