Site icon Telegrafi

Sot përfundon afati për burg shtëpiak për të akuzuarit në lëndën “Perandoria”

Sot skadon afati prej 30 ditëve të masës së burgut shtëpiak për biznesmenin Orce Kamçev, Sasho Mijallkov dhe Cvetan Pandeleski, të akuzuar për rastin e PSP-së “Perandoria”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme do të shikojmë nëse Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe Gjykata e Apelit Shkup do të respektojnë mendimin Gjykatës së Lartë, e cila ia ka ndaluar PSP-së të gjitha hetimet dhe akuzat të ngritura pas 30 qershorit të vitit 2017-të.

PSP paralajmëron se si deri më tani do të kërkojë që t’u vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarve në lëndën “Perandoria”, lëndë më e cila vetëm se është e hapur në radhët e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Nëse të dy gjykatat vendosin tua vazhdojnë masën e paraburgimit, atëherë ata mund të ankohen në Gjykatën e Lartë, e cila javën e kaluar konfirmoi se PSP nuk mund të ngrit hetime dhe akuza të reja, sepse i ka skaduar afati prej 18 muajsh./Telegrafi/

Exit mobile version