Sot (e martë, 29 nëntor) përfundon afati për dorëzimin e kërkesës nga mediat për t’u akredituar për përcjelljen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, që mbahen në fundjavë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se stafi i mediave, të shkruara apo elektronike, të cilët duan të hyjnë në Qendrat e Votimit; Vendvotime; Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) – duhet të jenë të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasi.
KQZ-ja, në këtë njoftim ka bashkangjitur edhe vegzën ku mund të merren udhëzimet shtesë nga ana e mediave për të aplikuar për akreditim./Telegrafi/