Telegrafi

Sot përfundon afati – në KShZ nuk ka aplikacione për deputetë të pavarur

Sot është dita e fundit për grumbullimin e nënshkrimeve për propozim të listave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të grupeve të zgjedhësve për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur Meta, deri më tani në njësitë e KShZ nuk ka të paraqitur asnjë listë të grupeve të zgjedhësve, ndërsa duke marrë parasysh që sonte në mesnatë skadon afati për grumbullim të nënshkrimeve, nuk pritet të ndryshojë diçka.

Afati për grumbullim të nënshkrimeve filloi më 25 prill, ndërsa që lista të dorëzohet në KShZ, nevojiten 1.000 nënshkrime të qytetarëve.

Nga ana tjetër, tani për tani dihet se vetëm OBRM-PDUKM do të dorëzojë listë kandidatësh për deputetë. Nga LSDM në mënyrë kategorike refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura për 5 qershor, ndërsa BDI akoma bën kalkulime. As PDSH nuk është deklaruar nëse do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme të këtij viti./Telegrafi/