Site icon Telegrafi

Sot përballen në cilësinë e trajnerëve, momenti kur Lucescu ia mundësoi Pirlos debutimin me ekipin e parë si 16 vjeçar

(Foto: Screenshot/Twitter/YouTube)

Juventusi do të ndeshet me Dynamo Kyivin në kuadër të xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Andrea Pirlo është trajner i skuadrës italiane, kurse ekipin ukrainas e drejton Mircea Lucescu.

Dy trajnerët kanë një të kaluar së bashku, pasi ka qenë Lucescu njeriu që ia ka ofruar Pirlos debutimin si futbollist profesionist, në kohën kur mjeshtri i mesfushës ishte vetëm 16 vjeçar.

Andrea Pirlo ka lindur në Flero të Italisë dhe e ka nisur karrierën si fëmijë me ekipin e qytetin. Më pas, ai kaloi te Voluntas, për t’iu bashkuar pastaj sektorit të të rinjve të Brescias në vitin 1994, ku luante kryesisht si sulmues i dytë.

Lexo po ashtu Lucescu: Juventusi do të kthehet si protagonist në Itali dhe në Evropë

Më 21 maj të vitit 1995, si 16 vjeçar, Pirlo debutoi në Serie A me Brescian në ndeshjen kundër Reggianas, duke u bërë lojtari me moshën më të re në histori të Brescias që luante në elitën e futbollit italian.

(Foto: Screenshot/Twitter/YouTube)

Asokohe ai u promovua nga trajneri i atëhershëm i klubit italian, Mircea Lucescu, i cili tash është 75 vjeçar dhe e drejton skuadrën e Dynamo Kyivit. Në Itali, Lucescu e ka drejtuar edhe ekipet, si Pisa, Reggiana dhe Inter.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Juventusin e kualifikuar e pret një takim i vështirë me Dinamo Kievin - Zonja e Vjetër ka synim vendin e parë në grup

Pirlo tash është 41 vjeçar dhe e ka nisur karrierën si trajner duke drejtuar kampionin italian, Juventus, ashtu që do të ketë një tjetër përballje me ish-trajnerin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version