Telegrafi

Sot për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 22:30 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) Fast & Furious 9

Cipher rekruton në ekipin e saj vëllaun e vogël të Dom në mënyrë që të hakmerret ndaj Dom dhe ekipit të tij.

2) Black Widow

Një film për personazhin e Natasha Romanoff në peripecitë e saj ndërmjet filmave “Civil War” dhe “Infinity War”.

3) Snake Eyes

Një spin-off i G.I. Joe i qendërzuar rreth personazhit Snake Eyes.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat si: “Space Jam: A New Legacy”, pastaj horror “Great White”, trilleri “Ice Road”, ndërsa nga filmat për fëmijë, po shfaqet filmi i fundit nga Disney dhe Pixar, Luca si dhe Peter Rabbit.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni KËTU.