Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.
Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 7 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 20:00 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.
Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:
1) Wrath of Man
H, një personazh i ftohtë dhe misterioz duke punuar në një kompani kamionësh me para, përgjegjës për lëvizjen e qindra miliona dollarëve rreth Los Anxhelosit çdo javë.
2) Those Who Wish Me Dead
Një adoleshent, dëshmitar i një vrasje e gjen veten të ndjekur nga vrasësist binjakë në shkretëtirën e Montanës me një eksperte mbijetese me detyrë ta mbrojë djaloshin – dhe një zjarr në pyll që kërcënon t’i konsumojë të gjithë.
3) Promising Young Woman
Një grua e re, e traumatizuar nga një ngjarje tragjike në të kaluarën e saj, kërkon hakmarrje kundër atyre që kaluan rrugën e saj.
Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen filmat The Mauritanian dhe Way Down, si dhe filmat e animuar Raya and the last Dragon dhe Tom and Jerry.
Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu