Site icon Telegrafi

Sot, Peja-Bashkimi

Në këtë takim pejanët, do të hyjnë për të vazhduar me rezultate pozitive. Nga ana tjetër, finalisti i Kupës së Kosovës, Bashkimi, do të mundohet t’i shkaktojë humbjen e dytë ‘verdhezinjëve’ pas humbjes befasuese në mesjavë nga Drita. Ndeshja zhvillohet në palestrën "Karagaçi" në Pejë, prej orës 20:00.

Ndeshje interesante pritet të luhet edhe në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ndërmjet RTV -21 dhe Besës. Të dy skuadrat hyjnë në këtë takim pas humbjeve të pësuara në mesjavë. RTV 21 do të mundohet të shfrytëzojë terrenin vendas, për të arritur fitore, përderisa Besa, do të mundohet të marrë maksimumin e pikëve për të mbajtur ende shpresat gjallë për një pozitën në ‘play-off’ i cili është synim i pejanëve këtë edicion. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version