As sot nuk ka vendim për fatin e të arrestuarve në rastin “Monstra” edhe pse vendimi i Gjykatës Supreme tanimë u është shpërndarë instancave më të ulta gjyqësore, raporton Televizioni Shenja.
Vendimi për kthimin e lëndës në rigjykim ka arritur në Gjykatën Themelore Shkupi 1, por Këshilli Penal ende nuk është mbledhur për të vendosur nëse do t’ua heq paraburgimin dhe do të mbrohen në liri, ose do t’u caktojë masa alternative, siç janë marrja e dokumenteve personale dhe detyrimi për t’u paraqitur në gjykatë në një orar të caktuar.
Dje vendimi u shty për shkak se Gjykata Penale, e cila kishte pranuar vendimin nga Supremja, të njëjtin nuk e kishte përcjellur në Gjykatën Themelore Shkupi 1.