Site icon Telegrafi

Sot pastrohet Brodi

Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, pas aksioneve të suksesshme të 22 prillit, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, të përkrahura nga organizatat SWG dhe NALAS, do të vazhdojë aktivitetet për largimin e deponive të mbeturinave nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

Sot vullnetarët e Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën” do të organizojnë dy aksione pastrimi në Komunën e Shtërpcës, përkatësisht në Fshatin Bord.

Falë aksionit, do të largohen dy deponi të mbeturinave nga ky fshat, njëra deponi afër shkollës fillore, ndërsa deponia tjetër gjendet në lagjen “Emërllahaj”.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me nxënësit e shkollës dhe banorët e lagjes, të cilët janë mobilizuar, duke ofruar ndihmë për aksionin e sotëm.

Së bashku me banorët e fshatit, nxënësit e shkollës fillore dhe vullnetarët e Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, do të mundohemi t’i japim fund problemit me deponi në fshatin Bord, i cili nga nesër do të marrë një pamje tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version