Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se gjatë ditës së premte para objektit të saj, do të nderohet figura e tashmë të ndjerës, Violeta Rexhepagiqi.
Ajo u nda nga jeta mëngjesin e së enjtes, duke lënë prapa një karrierë të bujshme në muzikë dhe gazetari.
Ky është njoftimi i plotë nga MKRS:
“Ju njoftojmë se Sot (17 prill 2020), ora 10:00, para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, për nder të këngëtares tonë Violeta Rexhepagiqi, do të vendoset fotografia e të ndjerës dhe do të lëshohen këngët e saj.
Për shkak të rrethanave të pandemisë, është paraparë që kësisoj të organizohet homazhi ceremonial për këngëtaren, kompozitore e gazetaren Violeta Rexhepagiqi, e cila kaloi në amshim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ngushëllime për humbjen e artistes kanë shprehur edhe krerët më të lartë të shteti dhe figura të njohura nga fusha e artit dhe gazetarisë. /Telegrafi/