Sot ka filluar të bëhen pagesat e muajit nëntor për pensionet e veteranëve të luftës. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Postimi i plotë i ministrit Abrashi.
“Pas kursimeve që i kemi bërë, mundësive për kursime të mëtejshme në disa kategori si dhe konsultimeve me Ministrinë e Financave, ju njoftojmë se sot bëhet pagesa e pensioneve të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Abrashi. /Telegrafi/