Site icon Telegrafi

Sot pa ujë për shkak të punimeve në fabrikën e Badocit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit Badoc, se sot do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 11:00-18:00.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, për të gjitha zonat që furnizohen nga sistemi i fabrikës së Badocit, janë vazhdimi i punimeve të planifikuara teknike nga kontraktorët, që ndërlidhen me fazën e dytë të investimeve (ndërrimi i rrjetit primar, sekondar dhe terciar të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit, riparimi i flokulatorëve dhe rehabilitimi i fabrikës së Badocit në tërësi etj).

Një gjë e tillë nuk vlen edhe për konsumatorët e KUR”Prishtina” të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit në Albanik/Batllavë, njoftoi kompania. /Telegrafi/

Exit mobile version