Site icon Telegrafi

Sot ose nesër do të miratohet dekreti për kartelat pagesore në Maqedoni

“Të gjitha dekretet nga pakoja e tretë e masave anti-krizë do të miratohen më së voni deri të premten, përpara se të përfundon gjendja e jashtëzakonshme, respektivisht para ditës së shtunë”.

Këtë e tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai shtoi se nga fillim i javës tjetër, të gjithë qytetarët do të informohen se si do të marrin ndihmat e parapara shtetërore.

“Gjatë ditës së sotme ose më së voni nesër do të miratohet rregullorja për kartelat pagesore ndërsa po përgatitet edhe rregullorja për lëshimin e kuponëve. Ne jemi të gatshëm t’i miratojmë dekretet para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, para ditës së shtunën”, tha mes tjerash Bekteshi.

Ai gjithashtu informoi se prej nesër do të fillojnë me punë objektet hotelierike./Telegrafi/

Exit mobile version