Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë sot në Shkup do ta organizojë Konferencën e gjashtë ndërkombëtare hulumtuese të quajtur ‘Bankaria qendrore në kushte të pasigurisë globale të vazhduar’: Ligjëratat më të reja derisa kërkohet ‘normalja e re’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferenca hulumtuese e BPRM-së organizohet tradicionalisht me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë monetare të RM-së, njofton AIM.
Me rastin e jubileut 25-vjeçar në fillim të konferencës do të mbahet panel-diskutimi kushtuar procesit të tranzicionit në rajon, në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare financiare, institucione akademike dhe banka qendrore.
Në konferencë do të prezantohen punimet hulumtuese të përfaqësuesve nga bankat qendrore dhe institucionet akademike nga rajoni. /Telegrafi/