Telegrafi

Sot organizohet debat për ditën ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit

Sot në qendrën për Holokaustin mbi Hebrejtë nga ora 15 do të mbahet panel diskutimi kundër fashizmit dhe antisemitizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debati do të ketë në panel zv.ministrin për Çështje evropiane në Maqedoni, Arbër Ademi, drejtorin e këtij memoriali në Shkup, Goran Sadikarijo dhe ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser.

Bashkëorganizator i këtij debati është edhe Instituti për Trashigimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni dhe mbështetet nga Sekretariati për Çështje Evropiane./Telegrafi/