Komuna e Kisella Vodës dhe Organizata komunale e Kryqit të Kuq, në bashkëpunim me Entin e transfuziologjisë Shkup, sot nga ora 11:00 e deri në orën 15:00 organizojnë aksion të dhurimit të gjakut që do të mbahet në sallën e madhe të Komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komuna u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në aksion, të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetën e dikujt. Në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues të administratës komunale dhe anëtarëve të të gjitha komuniteteve vendore dhe urbane të komunës, njofton AIM.
Edhe këtë vit motoja e aksionit të dhurimit të gjakut është ‘Bashkohu me ne që të dhurojmë gjak sot, sepse nesër mbase na duhet edhe neve’. /Telegrafi/