Site icon Telegrafi

Sot, më nxehtë në Petrovec të Shkupit kurse më freskët në Kodrën e Diellit në Tetovë

Deri në orën 17:00 temperaturat më të larta janë matur në Petrovec të Shkupit 35 gradë, në Demir Kapi dhe Gjevgjeli 34 gradë.

Më freskët deri në orën 17 ka qenë në Kodrën e Diellit, ku janë regjistruar vetëm 17 gradë.

Në Kodër të Diellit, Tetovë dhe Shkup ka rënë shi.

Në Kodrën e Diellit janë regjistruar 2 litra shi për metër katror.

Deri në fund të ditës do të mbajë mot me diell, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë Povardarisë dhe në pjesët lindore.

Exit mobile version