Kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski ka thënë se seanca do të vazhdojë të martën dhe ka ndaluar punën duke iu uruar deputetëve që festojnë pashkët dhe duke iu uruar shëndet, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Edhe dje kanë vazhduar ndërhyrjet procedurale me të cilat janë sulmuar mes tyre deputetët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.
Deputetët shqiptarë nuk kanë qenë aq të zëshëm sa ishin ata maqedonas.
Përndryshe, deputetët e Maqedonisë janë duke u paguar me nga 1300 euro prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/