Sot për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.
Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).
“Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/