Telegrafi

Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Rreth 34 mijë maturantë në Shqipëri i nënshtrohen sot provimit të parë të gjuhës së huaj.

Testi do të zhvillohet në 208 qendra provimesh.

Edhe pse këtë vit pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online, nuk do të ketë reduktim të programit mësimor. Ministria e Arsimit ka rikthyer pyetjet me zhvillim dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.

Teza nuk do të ketë pyetje të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve ndërsa edhe këtë vit matura do të zhvillohet sipas protokolleve mbrojtëse anti-COVID-19.

Provimet e radhës do të mbahen më 3, 7, 11 dhe 15 qershor. /A2News/