Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, nga data 3 deri më 6 maj organizon “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”.
Grupi i arbëreshëve do të takohet sot me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha. Ndërkaq, në orën 15:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në sallën e seancave plenare, për nder të tyre do të mbahet mbledhje e veçantë.
Agjenda e manifestimit është si më poshtë:
DITËT E ARBËRESHËVE NË KOSOVË, 3 -6 MAJ 2019
2 MAJ 2019
14:35 – Arritja në Tiranë;
19:00 – Arritja në Prishtinë dhe akomodimi në hotel i grupit të parë të arbëreshëve;
3 MAJ 2019
09:00 – Arritja në Portin e Durrësit;
12:30 – Arritja në Prishtinë dhe akomodimi në hotel i grupit të dytë të arbëreshëve;
13:00 – 14:30 – Dreka dhe vizita në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ;
15:00 – Mbledhje e veçantë në Kuvendin e Republikës së Kosovës;
20:00 – Darkë nga kryeministri i Republikës së Kosovës; fjalim nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, (Hotel |Emerald”);
4 MAJ 2019
7:00-8:00 – Mëngjesi;
11:00 – Takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës;
12:30 – Vizitë në Muzeun e Kosovës, “NewBorn”, “Heroina”, në sheshin ‘’Skënderbeu’’, sheshin -‘’Ibrahim Rugova’’;
Pritja nga presidenti i Republikës së Kosovës – (TBC)
19:00 – Performancë nga Ansambli i Arbëreshëve dhe “Shota” në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’;
21:00 – Darkë nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
5 MAJ 2019
7:00-8:00 – Mëngjesi;
10:00 – 11:00 – Vizitë në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë;
11:30 – 12:30 – Vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës;
13:00 – 14:00 – Dreka;
15:00 – Takim me kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz;
18:00 – Vizitë te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te Rezidenca e presidentit Ibrahim Rugova;
20:00 – Darka nga Dardan Gashi dhe ndarja e dhuratave protokollare për arbëreshët;
6 MAJ 2019
7:00-8:00 – Mëngjesi;
09:00 – Takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit;
10:00 – Vizitë në Qendrën dhe monumentet historike të Prizrenit;
12:00 – 13:00 – Dreka;
13:30 – Nisja e grupit të arbëresheve nga Prizreni për në Itali;