Sot nisi viti i ri shkollor për 392 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në Shqipëri, ku rreth 27 mijë fëmijë do të nisin klasën e parë.
Për vitin e ri shkollor janë rikonstruktuar 126 shkolla dhe 155 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të unifikuara me sistemet arsimore evropiane.
Gjimnazistët që nisin klasën e dhjetë do të fillojnë me kurrikulën e re, që lehtëson ngarkesën nga 18 në 13 lëndë mësimore dhe rivendos gjuhën shqipe dhe unifikon lëndët e detyrueshme deri në klasën e 11. /Telegrafi/