Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot do të nis procesi i rinumërimit të votave sipas vendimit të PZAP-së.
Koordinatori i Qendrës për Numërimin e Rezultateve, Burim Ahmetaj tha se procesi i rinumërim nis sot në orën 16:00.
“Sot në orën 16:00 fillon procesi i të gjitha këtyre rinumërimeve të votave me postë dhe kusht”, tha Ahmetaj.
Ai shtoi se prezent në QNR do të jenë Prokuroria dhe hetuesit nga ana e Policisë së Kosovës.
“Do të jenë prezent gjatë gjithë kohës Prokuroria dhe hetuesit nga Policia, sidomos tek rinumërimi i votave me postë dhe me kusht”, tha Ahmetaj. /Telegrafi/