Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të nis puna në dhomat e monitorimit të zhurmave për gastronomi.
“Nesër, e hënë, 21.08.2023,në ora 10:30, në objektin e Inspektoratit të Kryeqytetit do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave brenda lokaleve të Gastronomisë”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ditë më parë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama paralajmëroi gjobitje për lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar.
Ai tha se gjobat do të sillen nga 500 deri në 5.000 euro.
“Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, kishte shkruar Rama në Facebook.
Ndryshe, në Ligjin për Ndotjen Akustike thuhet se “Mbrojtja nga zhurma dhe sigurimi i zbatueshmërisë së sajë është detyrë e institucioneve qendrore, njësive lokale, personave fizik e juridik dhe qytetarëve. /Telegrafi/