Telegrafi

Sot nis Karnavali Golden Eagle

Pas shumë përgatitjeve, sot fillon festa e Karnavalit Golden Eagle në Suharekë, ku të pranishmit mund të argëtohen me performancat e mbi 20 grupeve pjesëmarrëse gjatë gjithë ditës.

Grupet qe do të marrin pjes janë: “Baleti”, ”Maskotat”, Shoqëria Artistike “Jehona”, Shoqëria Artistike “Koha”, Ansambli “Shota”, Artisti i rrugës “Karcocha”, “Mexico”, “Mirror Man”, banda frymore “Cesk Zadeja”, “Quest Style Crew”, etj.

Dhe kulmi i natës do të jetë koncerti nga Ronela Hajati e Majk.

Duke pasuar parasysh edicionin e parë të Karnavalin “Golden Eagle” vitin e kaluar ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte mjaftë e madhe, në edicionin e tij të dytë, sipas organizatorëve, ky Karnaval pritet të ketë një pjesëmarrje masive nga qytetaret, pasi interesimi i qytetarëve për edicionin e dytë po bëhet çdo ditë edhe më i madh. /Telegrafi/