“Kemi punuar së bashku me të gjithë kolegët në mënyrë që Kosova të organizojë në mënyrën më të mirë të mundshme një ngjarje të madhe siç është kampionati Botëror”, deklaroi Arifi. Ndryshe, i pari i FKK-së tha se në këtë Botëror do të jenë pjesëmarrës shumë shtete. Pjesëmarrjen në këtë Botëror e kanë konfirmuar karateistë nga shumë shtete të botës, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve do të jetë shumë i madh. Numri i pjesëmarrësve në këtë Botëror do të jetë rreh 700 karateistë ”, theksoi Arifi.
Tutje, ai vazhdoi duke thënë se të gjithë pjesëmarrësit, por edhe zyrtarët dhe gjyqtarët e karatesë nga shtetet pjesëmarrëse, do të binden për një organizim të mirë të këtij Kampionati Botëror. “Shpresoj se FKK do të dalë faqebardhë nga ky aktivitet, që do të ndikojë në afirmimin e sportit kosovar”, përfundoi Arifi. /Tribuna/Telegrafi/