Site icon Telegrafi

Sot nis gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Kosovë

Sot fillon periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ministria e Arsimit konfirmoi se task forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, thuhet në njoftimin e MAShTI.

Ndryshe, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se procesi mësimor do të zhvillohet sipas Udhëzuesit i cili parasheh 4 skenarë, por nëse ka rritje të rasteve me COVID-19 nëpër shkolla, atëherë janë task-forcat komunale ato që vendosin për mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor. /Telegrafi/

Exit mobile version