Telegrafi

Sot nis edicioni jubilar i ‘Skena Up’

Kjo ngjarje pritet të sjellë shumë programe të tjera siç janë, panelet, diskutimet, punëtoritë dhe programi INSTEAD (mysafir nga Holanda) i cili merret ekskluzivisht me debatet gjatë festivalit.

Në ‘SKENA UP’ do të jenë tri juri profesionale, të cilat do të vlerësojnë veçmas programet: juria e filmit ndërkombëtar, juria e filmit kombëtar dhe juria për teatër.

Eventet e ‘SKENA UP’ do të mbahen në KINO ABC 1, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në teatrin ‘DODONA’ dhe në teatrin ‘ODA’. Në EU Info & Cultural Center mbahen ligjëratat dhe debatet, duke mos harruar afterparty-t të cilat do të mbahen çdo mbrëmje në HAMAM jazz Bar.

‘SKENA UP’ do të fillojë sonte, tre dhjetor, dhe do të zgjatë deri të dielën, më nëntë dhjetor. /Telegrafi/