Telegrafi

Sot në TV Dukagjini: Elite Show me Leze Qenën (Video)

Duke filluar nga ora 12:00 sot dhe çdo të diel në TV Dukagjini do të mund të ndiqni “Elite Show”, një spektakël plot humor, befasi, tregime, dashuri dhe emocion.

Nën udhëheqjen e një prej fermave më të bukura të ekranit në Kosovë Elita Rudi, spektakli për tre orë do të bëjë që ju të kaloni një të diel të mrekullueshme, të informoheni dhe të shihni jetën e vërtetë të shumë protagonistëve.

Këtë të diel do të shihni shpërthimin emociomal të Leze Qenës, derisa do të kuptoni sakrificën e një nëne për fëmijën e saj. Nuk do të mungojnë as lajmet nga showbizi, video të shumta dhe befasitë.