Sot në qytetin e Tetovës u bë promovimi i kopshtit vertikal me myshqe vaskulare i cili do të mundësojë pastrimin e ajrit. Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, për këtë projekt ka falënderuar ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser dhe shoqatën “Ekosvest” nga Shkupi dhe disa biznese tjera të cilët ndihmuan financiarisht këtë projekt senzibilizues ekologjik, njofton Telegrafi Maqedoni.
Arifi në Facebook shkruan se ky projekt do të vazhdojë të implementohet edhe përmes ligjëratave edukative në shkollat fllore dhe të mesme në Komunën e Tetovës si dhe aktivitete të tjera që synojnë rritjen e vetëdijes qytetare për sa i përket problemit të ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike.