Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë sot do të organizojë Panair për Punësim në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Panairi, siç paralajmërojnë, do të mbahet në Qendrën për kulturë ‘Ilo Antoki-Smok’ në të cilin do të marrin pjesë punëdhënës dhe të papunë nga rrethina e Tetovës, njofton AIM.
Kjo është pjesë e ciklit të panaireve që Agjencia i realizon në disa qytete më të mëdha nëpër shtet. /Telegrafi/