Site icon Telegrafi

Sot në Tetovë është shënuar dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta

Me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, sot në qendrën për kulturë “Ilo Anteski Smok” në Tetovë, nën moton “Le të këndojmë”, kanë mbajtur manifestim shoqata për paralizë celebrale në bashkëpunim me shkollën fillore “Liria” nga Tetova dhe “Simçe Nasteski” nga Vratnica, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është manifestimi jonë tradicional, që çdo vit e organizojmë për të shënuar ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. Qëllimi jonë është që të shoqërohemi, takohemi dhe të dërgojmë mesazh se këto persona ekzistojnë dhe se institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin masa të ndryshme të t’ua lehtësojnë jetën”, deklaroi kryetari i Shoqatës së paralizës celebrale nga Tetova, Zoran Andonov.

Sipas Andonovit, fëmijët me nevoja të veçanta kanë treguar interesim të madh për të kënduar, ndërsa sot ka pasur një atmosferë të mirë./Telegrafi/

Exit mobile version