Telegrafi

Sot në Shkup u shënua “Apriliada” (Video)

Sot në qendër të Shkupit u shënua “Apriliada” me aktivitete të ndryshme nga qytetarë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga Shkupi dhe rajoni. Por jo vetëm fëmijët ishin të maskuar, atyre ju bashkangjitën edhe personat e rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me fytyra të buzëqeshura, fëmijët për kamerën e TV21 u shprehën se janë veshur si personalitete që dëshirojnë të bëhen ose që ju pëlqejnë.

Përveç rrugëve dhe qendrës, përplot me fëmijë të maskuar ishin të mbushura edhe këndet e fëmijëve, atje këndohej e vallëzohej.

Një prilli është festë pagane që shënonte ardhjen e pranverës, ndërsa në kohët moderne shënohet si dita e shakasë./Telegrafi/