Site icon Telegrafi

Sot në Shkup do të organizohet “Ballo vjeneze”

Në organizim të Shoqatës për bashkëpunim kulturor “Johan Shtraus”, nën patronatin e ambasadës së Austrisë në Maqedoni, sonte do të mbahet edicioni i 18-të me radhë i “Ballos vjeneze” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksojnë organizuesit, “Balloja vjeneze” në Shkup është manifestim tradicional kulturor-muzikor, rezultat dhe konfirmim për bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë në fushën e kulturës dhe artit.

Balloja në Shkup, tradicionalisht ka karakter humanitar. Këtë vit, një pjesë e mjeteve do të dhurohen për Shoqatën e qytetarëve për trajtim të personave me autizëm, ADHD dhe Sindromit Asperger “Në botën time”./Telegrafi/

Exit mobile version