Telegrafi

Sot do të mbahet punëtori për përforcimin e Rrjetit të prodhimeve organike

Sot në Shkup do të mbahet punëtori përmbyllëse të projektit për përforcimin e kapaciteteve të Rrjetit për prodhime organike të Evropës Juglindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i projektit është mundësojë zhvillim të prodhimeve organike EJL përmes shkëmbimit të informacioneve mes pjesëmarrësve të ndryshm në prodhimet organike në vend dhe rajon.

Një nga nismëtarët dhe themeluesit e SEEON është Fedarata e prodhimeve organike të Maqedonisë, e cila njëkohësisht udhëheq me platformën kombëtare SEEON Maqedoni. Platforma është punuar me mbështetjen e shoqatave gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar. /Telegrafi/