Site icon Telegrafi

Sot në Shkup do të mbahet Marshi i tolerancës – “Urrejtja është dobësi”

Sot me fillim në orën 12 nga Muzeu i Shkupi do të fillojë Marshi i Tolerancës – “Urrejtja është dobësi”, nën organizimin e Komitetit të Helsinkit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marshi i sivjetëm i dedikohet luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe tolerancës së diversiteteve.

Ky marsh do të mbështetet nga anëtarë të platformës kundër gjuhës së urrejtjes dhe në fund të tij do të promovohet edhe një video kundër gjuhës së urrejtjes./Telegrafi/

Exit mobile version