Site icon Telegrafi

Sot në Shkup shënohet ”Dita e Arsimit Financiar”

Nën organizimin e Trupit Koordinues për institucionet rregullatore për arsimim financiar në Maqedoni, sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet ”Dita e arsimit financiar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, qëllimi i këtij aktiviteti është kontributi drejt forcimit të vetëdijes së përgjithshme për atë se sa është nevoja e arsimimit financiar dhe cilat janë përfitimet nga njohuritë e këtilla.

Përndryshe, ky trup koordinues është i përbërë nga Banka Popullore e Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia për pengimin e korrupsionit, Komisioni për Letra me Vlerë dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit të financave Kapitale Pensionale./Telegrafi/

Exit mobile version