Në pjesën nga sheshi Skenderbeu deri te Gjykata penale e Shkupit, gjegjësisht Gjykata themelore Shkupi 1, sot me fillim nga ora 13, do të mbahet protestë kundër aktvendimit gjyqësor për rastin “Lagja e Trimave”.
Protestën e organizon Shoqata e kulturës shqiptare, e cila dje ka informuar për rastin në Stacionin policor në Bit Pazar.
Në ftesën e protestës që e përcollën një pjesë e mediave është theksuar se duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët të cilët vlerësojnë se ky keqtrajtim dhe vendosje sipas dëshirës nga ana e gjykatës në shqiptimin e dënimeve janë edhe një shembull për drejtësi të padrejtë dhe standarde të dyfishta nga ana e gjykatës.
Në rrjetet sociale organizohej pjesëmarrja në protesta dhe sipas informatave priten edhe protestues nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre.
“Pjesëmarrja jonë vetëm do të tregojë sa jemi për bashkëjetesë, pa maska dhe agjenda”, thonë organizuesit./Telegrafi/