Site icon Telegrafi

Sot në Shkup përkujtohet përvjetori i 78-të i “Natës së Kristaltë”

Sot Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, në bashkëorganizim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) dhe Institutin e Historisë Nacionale, përkujtuan 78 vjetorin e “Natës së Kristaltë”, e njohur si dita ndërkombëtare kundër fashizmir dhe anti-semitizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizimin e përshëndeti zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, i cili theksoi rëndësinë e kujtimit të ngjarjeve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten kurrë.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se jemi këtu që përsëri t’i kujtojmë krimet e tmerrshme që u bënë para 78 viteve ndaj hebrenjve të Evropës dhe që bashkarisht të ngrihemi e të veprojmë kundër ksenofobisë dhe racizmit edhe në ditët tona.

Më pas u zhvillua edhe një panel diskutimi, ku profesorë universitarë në mesin e të cilëve edhe Veton Latifi, diskutuan në lidhje me temën e lartpërmendur./Telegrafi/

Exit mobile version