Katër raste të reja sot janë regjistruar në Komunën e Prizrenit.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu thotë për RTV Dukagjinin se rastet e reja janë kontakte të personave të prekur më parë me coronavirus.
Shehu thotë se në bazë të testeve të bëra ditën e sotme por katër rasteve të reja me COVID-19, dhjetë raste tjera kanë rezultuar të shëruar.
“Raste aktive me coronavirus në Prizren janë 49”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren thotë se një pjesë e numrit të rasteve aktive shumë shpejt pritet të rezultojnë të shëruar pasi sipas tij kanë mbushur ditët që nevojiten për t’u shëruar.
Shehu shton më tej se nga Prizreni në Klinikën Infektive janë të shtruar vetëm dy persona ndërsa pjesa tjetër janë në izolim shtëpiak./Telegrafi/