Telegrafi

Sot në Prishtinë u hap Panairi „ExpoKos 2010“,

“ExpoKos” është panairi më i madh në Kosovë, i cili organizohet nga CEO (Congress & Event Organization) dhe do të jetë i hapur për vizitorë prej 5 – 9 maj.

Organizatori bën me dije se kjo ngjarje do të karakterizohet me aktivitete të shumta, ku do të ketë takime në mes kompanive nga Kosova dhe atyre nga Kroacia e Sllovenia, të cilat vijnë si pavijone nacionale të organizuara në nivel shtetëror.

Pjesëmarrës në hapje: Personalitetet më të larta shtetërore të Kosovës, Ambasadorë dhe përfaqësues të huaj të akredituar në Kosovë, delegacione të shumta biznesmenësh dhe përfaqësues nga asociacionet e biznesit nga Kosova dhe rajoni, etj.

Në Panairin ndërkombëtar të Ndërtimtarisë, Energjetikës, Teknikës dhe Mobilerisë “EXPOKOS 2010” do të ekspozojnë mbi 350 ekspozues nga 20 shtete.

Në panair do të vijnë të organizuar në mënyrë shtetërore edhe Pavijonet nacionale të kompanive nga Kroacia, Sllovenia, Turqia.

gjatë panairit do të organizohen Takime (B2B) në mes bizneseve nga Kosova dhe atyre nga Kroacia dhe Sllovenia.

Në kuadër të panairit do të ketë edhe shumë aktivitete përcjellëse.