Telegrafi

Sot në Prishtinë, organizohet forumi i biznesit Kosovaro – Italian

Me këtë rast Ministri Shala dhe zv/Ministri Italian Urso, do nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mesë të dyja vendeve.

Zv.Ministri, Urso në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme –ICE dhe mbi 30 biznesmen italian të cilët kanë shpreh interesim të investojnë në Kosovë, me këtë rast do mbahet edhe një forum biznesi Kosovë – Itali, ku do të prezantojnë edhe një numër i bizneseve lokale.

Forumi – Nënshkrimi i marrëveshjes, do të mbahet më 4 maj, në ora 09:30 në Ndërtesën e Qeverisë (ish- Rilindja) , në sallën e konferencave

Sot po ashtu do të organizohet Forumi Biznesor Kosovaro-Italian. Bashkëorganizatorë të këtij aktiviteti janë I.C.E – Istituti Italian për Tregti të Jashtme në kuadër të Ambasadës se Italisë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave – MEF, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – MTI, Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Forumi do të filloj në ora 09 :30, ndërsa nga ora 14.30 deri 17.30 janë paraparë që të mbahen takimet bilaterale në mes të ndërmarrjeve kosovare dhe atyre italiane.

Përfaqësuesit e bizneseve italiane kryesisht do të vijnë nga sektorët e energjisë, infrastruktura, ndërtimtaria, makineria industriale, ushqimore.