Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku po diskutohet lidhur me procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Gjatë kësaj mbledhje, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ ka bërë të ditur se afati i fundit për aplikimin e subjekteve politike për akreditim të vëzhguesve është deri sot në ora 18:00.
“Sot në ora 18:00 është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve vendore ndërkaq të martën është afati i fundit për aplikim për mediat ndërkombëtare”, ka thënë Yll Buleshkaj drejtor ekzekutiv i kësaj zyre.
Ai ka bërë të ditur se janë në shqyrtim të mbi 70 mijë aplikacioneve që kanë ardhur nga partitë dhe entitetet tjera për akreditim të vëzhguesve. /Telegrafi/