Telegrafi

Sot në orën 18:00 mbahet seanca për presidentin

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Ushtruesja e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se seanca për votimin e presidentit do të mbahet nga ora 18:00 të shtunën.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18:00. Ne si grup parlamentar kemi shpreh gatishmërinë që të marrim të gjitha hapat e duhur për mbarëvajtje të suksesshme të një séance për zgjedhjen e presidentes”, deklaroi ajo.

Kandidatë të Qeverisë Kurti për ta marrë këtë pozitë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë nëse nuk tërhiqet propozimi për ta ndryshuar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. /Telegrafi/