Telegrafi

Sot në orën 17 varroset i riu që u vra dje në Prishtinë

Pasditen e kësaj së diele në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri do të bëhet varrimi i të riut Aulon Zeka, që u gjet i vrarë dje në kryeqytet.

Familja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 17:00, përcjell Klan Kosova.

16 vjeçari është gjetur të shtunën pa shenja jetë në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje dhe se ende nuk ka njoftim se është arrestuar dikush në lidhje me këtë krim.