Telegrafi

Sot në Ohër mbahet zgjedhja e Këshillit Qendror të LSDM-së

Zgjedhja e udhëheqësisë së re të partisë, si dhe kompletimi i ndryshimeve të brendshme të partisë, pritet sot në seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së në pushtet.

Këshilli qendror do të mbajë seancë në Ohër ndërsa seanca e nëntë, siç njoftoi partia, do të fillojë në orën 16:00.

Në rendin e ditës janë ndryshimet thelbësore në parti, sistemi i ri i veprimit dhe punës së partisë dhe përparimi i shtetit.

Fshesa e cila u paralajmërua nga lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, filloi pikërisht në partinë e tij. Të 78 kryetarët e organizatave komunale janë larguar nga pozita. Për këtë ai, si lider, sipas statutit të partisë, ka kompetencë të drejtpërdrejtë.

Janë shkarkuar edhe i gjithë Bordi ekzekutiv i LSDM-së, të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë, Sekretari i përgjithshëm, organizativ dhe ndërkombëtar si dhe koordinatorja e Forumit të grave në seancën e Komitetit Qendror muajin e kaluar.

Sipas vendimeve, të cilat janë miratuar me konsensus janë shkarkuar Aleksandar Kiracovski, sekretar i përgjithshëm, Mile Zeçeviq sekretari organizativ, Dane Talevski, sekretar ndërkombëtar, Cvetanka Laskova koordinatore e Forumit të grave dhe gjashtë nënkryetarët Frosina Remenski Tashevska, Oliver Spasovski, Petre Shilegov, Bllagoj Boçvarski, DaMEDIALn Mançevski dhe Muhamed Zeqiri./Telegrafi/