Telegrafi

Sot në Matkë mbahet Matine poetike

Në kuadër të Mbrëmjeve Strugrane të Poezisë sot në Matkë do të mbahet Matinea tradicionale poetike, ndërsa do të organizohet edhe Takim poetik në sheshin ‘Maqedonia’ në afërsi të Urës së Gurit, transmeton Telegrafi Maqedonia.

Mbrëmë në Strugë, në tubimin ndërkombëtar poetik ‘Urat’ poeteshës kandeze, romancieres, kritikes letrare dhe aktivistes Margaret A. iu dha ‘Kurora e Artë’ me çka edhe përfundoi pjesa zyrtare e MSP-së.

Në edicionin e 55-të jubilar të MSP-së në Strugë kanë marrë pjesë 32 poetë nga 30 vende. /Telegrafi/